Eroll Salihu, Valon Zymberi e Taulant Dajaku, në procedurë disiplinore

Futboll

Eroll Salihu, Valon Zymberi e Taulant Dajaku, në procedurë disiplinore

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:21
Eroll Salihu

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 12.04.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 28-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendime: 1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 28-të të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 21–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirime televizive.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive.

Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive.

Ndaj: KF ”Dukagjini”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë rrugës për në zhveshtore, një grup i tifozëve vendas nga tribunat kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarëve, por pa e goditur askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjini-Ballkani.

Ndaj: Kryetrajnerit të KF Vushtrria, Samuel Nikaj, ID.015755M77. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria – Vitia, gjatë rrugës për në zhveshtore, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor, njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, Abdyl Bellopoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat