Tifozi slloven që udhëtoi 2500 kilometra për të marrë fanellën e shqiptarit

Futboll

Tifozi slloven që udhëtoi 2500 kilometra për të marrë fanellën e shqiptarit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:28
Tifozi slloven që udhëtoi 2500 kilometra për të marrë fanellën e shqiptarit

Një tifoz special ishte për Myrto Uzunin në ndeshjen e fundit në La Liga.

Bëhet fjalë për një tifoz slloven, Rok Kriz, që ka bërë 2500 kilometra për të parë një ndeshje të lojtarit të Shqipërisë nga stadiumi.

Në fund kishte vend edhe për një fotografi dhe fanellë të dhuruar nga Myrto. Ky moment ka prekur së tepërmi edhe babain e sulmuesit të Shqipërisë, Artan Uzunin.

Eh Myrto, kudo ke shkuar ke bërë që të ardhurojnë, miqtë e mi kroatë vazhdojnë të më shkruajnë, ndërsa tifozët e tu hungarezë akoma po qajnë dhe duan të rikthehet.

Por nuk e besoja se kishe tifoz dhe adhurues të tu përtej Kroacisë dhe Hungarisë. Këtë e vërteton Rok Kriz. Udhëtoi 2500 kilometra për ndeshjen tënde, tifoz i flaktë i Uzunit. Myrto i preu biletën dhe i dhuroi bluzën e tij”, shkruan Artani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat