​Batatina zbulon taktikën se si e mposhti Prishtinën, lavdëron Valmir Veliun

Futboll

​Batatina zbulon taktikën se si e mposhti Prishtinën, lavdëron Valmir Veliun

Më: 13 prill 2022 Në ora: 17:53
Batatina

Trajneri i Llapit Tahir Batatina është shprehur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Prishtinës në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës të cilën e mposhti me rezultat 2-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ai ka thënë pas ndeshjes për KosovaPress se gjatë 45 minutave të para ishte taktikë e tij që të mos sulmonte shumë dhe ta shihte rrjedhën e ndeshjes dhe më pas në pjesën e dytë u kërkoi lojtarëve të sulmon dhe kjo sipas tij edhe solli rezultatin.

“Mendoj se ishte një ndeshje e vështirë për ne, por e kemi përgatitur mirë dhe ia dolëm që ta praktikonim idenë tonë në teren. Ne vendosëm që në pjesën e parë të shohim se si do të shkojë ndeshja dhe më pas në pjesën e dytë unë bëra ndryshime e duhura që edhe sollën rezultatin që e donim. Madje ne mund ta kishim mbyllur ndeshjen edhe më herët po të realizonim nga penalltia por kjo nuk ndodhi”, tha Batatina.

Trajneri i Llapit më tutje lavdëroi Valmir Veliun i cili ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë për të cilin tha se shumë shpejtë ai mund të bëhet pjesë e ndonjë skuadre të madhe evropiane.

Valmir Veli bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai është një lojtarë që ka shumë cilësi dhe besoj që shumë shpejtë mund ta shohim në ndonjë skuadër të madhe evropiane.”, theksoi Batatina.

Sa i përket finales kundër Dritës, trajneri i skuadrës nga Podujeva tha se situata do të jetë ndryshe në atë takim sepse është një ndeshje e vetme, por premtoi se skuadra e tij do të përgatitet për të dhënë maksimumin për ta mbrojtur trofeun e Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat