Rekordi i Xavit në ‘Camp Nou’ – shpresë për Frankfurtin

Futboll

Rekordi i Xavit në ‘Camp Nou’ – shpresë për Frankfurtin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:38
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez do ta drejtojë sonte skuadrën e tij në kuadër të Europa League.

Në një ndeshje që luhet në ‘Camp Nou’, Barcelona kërkon fitoren për të shkuar në gjysmëfinale të kompeticionit.

Por, statistikat e Xavi Hernandez nuk japin shije të mirë para ndeshjes.

Xavi Hernandez (si trajner) nuk ka fituar asnjë ndeshje në ‘Camp Nou’, në kompeticionet evropiane.

Ai ka regjistruar tri barazime; 0:0 ndaj Benfica në Champions League, barazim 1:1 ndaj Napoli dhe 0:0 ndaj Galatasaray.

Sonte trajneri spanjoll ka shansin të përmirësojë rekordin e tij, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Frankfurtit luhet me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat