Eintracht Frankfurt bën çmendurinë, rrëzon Barcelonën në Camp Nou

Futboll

Eintracht Frankfurt bën çmendurinë, rrëzon Barcelonën në Camp Nou

Nga: K. Goca Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:51
Eintracht Frankfurt bën çmendurinë

Barcelona poshtërohet në “Camp Nou”.

Skuadra gjermane Eintracht Frankfurt bën çmendurinë, triumfon me rezultat 3:2 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e kthimit.

Eintracht Frankfurt, në sfidën e parë barazoi me 1:1 në Frankfurt dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League.

Kostiq (4' e 67'), Borre (36') shënuan për ekipin gjerman dhe Busquets (90+1’) e Depay (90+10') për Barcelonën.   

Barcelona me humbje e eliminim shokoi tifozët në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat