Milan dhe Inter zbresin në fushë sot, nuk ka vend për gabime

Futboll

Milan dhe Inter zbresin në fushë sot, nuk ka vend për gabime

Më: 15 prill 2022 Në ora: 10:31
Milan dhe Inter zbresin në fushë sot, nuk ka vend për gabime

Në kuadër të javës së 33’të të Serie A sot do të dalin në fushë dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Inter dhe Milan ku do të kërkojnë fitoren ndaj Spezias, respektivisht Genoas.

Me fillim nga ora 19:00 Spezia në shtëpi pret Inter të cilës i duhet medoemos fitorja sot për të mos ngecur në garën për titull.

‘Nerazzurët’ gjenden në pozitën e dytë me 66 pikë me një ndeshje më pak se Milan e cila është në vendin e parë me 68 pikë, ndërsa Spezia është në vendin e 15’të me 33 pikë.

Në ‘San Siro’ Milan me fillim nga ora 21:00 është nikoqir i Genoas të cilës i duhet me patjetër fitorja për garën për mbijetesë, detyrim fitoren sot e kanë edhe ‘Rosonerët’ të cilët nuk guxojnë të gabojnë pasi Inter dhe Napoli janë afër me pikë.

Dy duelet pritet të jenë shumë interesante për faktin se edhe pse gjenden në dy vendet e para ekipet nga Milano kanë lënë për të dëshiruar me paraqitjet e tyre javëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat