Mehmeti flet për sulmuesin e shumëpërfolur

Futboll

Mehmeti flet për sulmuesin e shumëpërfolur

Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:06
Mehmeti flet për sulmuesin e shumëpërfolur

Partizani u eliminua me Vllazninë nga Kupa e Shqipërisë dhe nuk arriti dot në finale.

Të kuqtë do të përballen tani me Skënderbeun në kampionat, koha nuk pret. Para kësaj ndeshje, trajneri ka folur edhe për Skukën.

“Skuka është një djalë i talentuar, ai është njeri shumë i mirë dhe pozitiv.

Problemi i tij është që është edukuar sportivisht keq para se të vinte te Partizani. Ai vjen nga ligat inferior, dhe të bësh diferencën e të ngjitesh kaq shpejt në majën e futbollit shqiptar është e vështirë të sinkronizohet.

Skuka nuk është egoist, por është mësuar të luajë ashtu. Jam munduar të punoj me të në aspektin psikologjik, por edhe taktik. Ka vlera, ka karakter të fortë dhe do ta kalojë shumë shpejt këtë situatë”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat