Media “The Sun” zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit

Futboll

Media “The Sun” zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:48
Media “The Sun” zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti kryesorë i Manchester United në fitoren që arriti kundër Norwich.

Sulmuesi portugez dhuroi spektakël me golat e shënuar, teksa udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores, ndërsa djajtë mbajnë akoma gjallë shpresat për të përfunduar në top-katërshe në Premier League, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Kjo ishte tripleta numër 50 me klube dhe e 60-ta në karrierën e jashtëzakonshme të golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit. E para u regjistrua në vitin 2008 ndaj Newcastle, gjithmonë me fanellën e United.

“Ronaldo ishte shumë vendimtar. Nuk ishin aspak të thjeshtë golat që shënoi, ai u tregua thjesht i shkëlqyer”, deklaroi trajneri Rangnick pas ndeshjes, ndërkohë që United vazhdon të jetë në garë për një biletë në Champions League.

Me golat e realizuar ndaj skuadrës së Milot Rashicës, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka siguruar edhe… 1 milion euro! “The Sun” zbulon klauzolën e veçantë të sulmuesit me “Djajtë e Kuq”.

CR7 është ngjitur në shifrën e 21 golave sezonal mes kampionatit dhe Champions League. Nga sa mësohet, goleadori do të përfitojë 750 mijë paund për tejkalimin e 20 golave sezonal.

Jo vetëm kaq, pasi një trigolësh sjell 100 mijë paund të tjera, me një total fitimesh prej 850 mijë paund, ndryshe rreth 1 milion euro shtesë në llogari vetëm falë një ndeshje të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat