​Hadërgjonaj humb penalltinë në triumfin e skuadrës së tij

Futboll

​Hadërgjonaj humb penalltinë në triumfin e skuadrës së tij

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:16
Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj nuk ishte në ditën e tij më të mirë këtë të diel kur skuadra e tij u ballafaqua me Adana Demirsporin në Superligën e Turqisë.

Mbrojtësi nga Kosova pati mundësinë të regjistrohej në listën e golashënuesve në minutën e 54’, por dështoi nga penalltia, por kjo nuk e zbehu fitoren me rezultat të thellë 4-0 të Kasimpasas ndaj Demirsportit.

Por, ylli dardan la gjurmët e tij në këtë sfidë me një asistim në minutën e 45’ për Mulekan i cili realizoi për 2-0.

Kasimpasa është në vendin e 11-të në tabelë me 44 pikë, kurse Demirsporti është i pesti me 52 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat