​Kaq para i ka bërë gati Arsenali për Edon Zhegrovën

Futboll

​Kaq para i ka bërë gati Arsenali për Edon Zhegrovën

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:05
Edon Zhegrova

Arsenali thuhet se po planifikon të provojë të nënshkruajë me anësorin e Lille, Edon Zhegrova në merkaton e ardhshme të verës.

23-vjeçari ka luajtur në shtatë ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar dy herë që kur iu bashkua skuadrës franceze në janar nga Baseli.

Edhe pse ai sapo ka ndryshuar skuadër, “Sky Sports Neës” raporton se anësori është identifikuar si një objektiv transferimi për Arsenalin, i cili po kërkon të forcojë skuadrën e tyre, përcjellë KosovaPress.

Trajnri Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë me dikë në afatin kalimtar të verës dhe ai shpreson se klubi i Premierligës do të jetë në gjendje ta tundojë Zhegrovën për një lëvizje në “Emirates”.

Është raportuar se “Topçinjtë” mund ta blejnë atë për 15 milionë euro plus disa bonuse, të cilat do të ndihmonin në krijimin e opsioneve të mëtejshme për ekipin sezonin e ardhshëm.

Zhegrova kishte mundësinë të bashkohej me Marseille në merkaton e kaluar, por ai zgjodhi të luante për Lille..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat