Vllaznia kryeson në grupin A, Apolonia në grupin B

Futboll

Vllaznia kryeson në grupin A, Apolonia në grupin B

Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:11
Vllaznia kryeson në grupin A, Apolonia në grupin B

Kampionati i futbollit të femrave U-16 vijon normalisht aktivitetin e saj, që prej 26 shkurtit të këtij viti që ka ngritur siparin e këtij edicioni të parë.

Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po i jep vëmendjen e duhur për ta zhvilluar dhe rritur më shumë këtë futboll në vendin tonë.

I organizuar në dy grupe, A dhe B, kampionati ka zhvilluar në total deri tani 5 javë, teksa kanë mbetur edhe 5 javë të tjera për t’u zhvilluar. Në grupin A, skuadra e Vllaznisë kryeson renditjen me 13 pikë pas 5 javëve, ndërsa me një pikë më pak në vendin e dytë renditet skuadra e Teutës.

Sakaq, në grupin B, Apolonia ka marrë 5 fitore në këto 5 javë të luajtura, ndërsa në vendin e dytë renditet skuadra e Skënderbeut me 9 pikë, por ka një ndeshje më pak në kampionat.

Pas përfundimit të kampionatit, dy ekipet e renditura më mirë në secilin grup do të kalojnë në fazën play-off, ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe në fund finalja që do të përcaktojë edhe kampionen e parë të këtij sezoni për këtë grupmoshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat