Zeneli dhe Zhegrova përballen si startues në ndeshjen Reims-Lille

Futboll

Zeneli dhe Zhegrova përballen si startues në ndeshjen Reims-Lille

Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:30
Zhegrova

Reims dhe Lille do të ballafaqohen duke filluar nga ora 19:00 në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën-1.

Për skuadrën e Lille e cila aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë me 48 pikë, nga minuta e parë starton reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova, transmeton KosovaPress.

Ky vendim i trajnerit të kësaj skuadre vjen pas paraqitjeve të mira të Zhegrovës më këtë skuadër por edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Zhegrova sonte do ta ketë një tjetër kosovar përballë tij. Ai është Arbër Zeneli i cili rikthehet të luajë si startues pas një kohë shumë të gjatë për shkak të lëndimit që e kishte pësuar.

Këto janë formacionet zyrtare:

Reims: Rajkovic, Fses, Konan, Busi, Abdelhamid, Gravillon, Cajuste, Zeneli, Munetsi, Kebbal, Matusiwa

Lille: Çelik, Fonte, Bamba, Sanchez, Angel, Andre, Weah, Zhegrova, Onana, Jardim, Bradaric

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat