Herrera priti dy penallti të Karim Benzemas! Reali fiton 

Futboll

Herrera priti dy penallti të Karim Benzemas! Reali fiton 

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:21
Herrera priti dy penallti të Karim Benzemas! Reali fiton 

Portieri Sergio Herrera është trim i ndeshjes ani pse Osasuna mposhtet si vendas me rezultat 3:1 nga lideri i kampionatit spanjoll, Real Madridi.

Sulmuesi Karim Benzema sonte dështoi dy herë nga penalltia, në minutën e 52-të dhe të 59-tën, të dy herë gjuajti në këndin e djathtë por u ndalen nga portieri Sergio Herrera.

Herrera është më i merituari që Osasuna nuk pësoi humbje me të thellë. Për Realin shënuan Alaba (12’) e Asensio (45’), Vazquez (90+6') dhe për Osasunën Budimir (13’).

Pas javës së 33-të, Reali kryeson me 78 pikë e Osasuna është në pozitën e 9-të me 44. Faqja e specializuar për statistika, portierin Herrera e vlerëson me notë 9.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat