Ancelotti flet për dy penalltitë e humbura nga Benzema

Futboll

Ancelotti flet për dy penalltitë e humbura nga Benzema

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:41
Ancelotti flet për dy penalltitë e humbura nga Benzema

Real Madridi fitoi përsëri mbrëmë dhe e bëri një hap përpara drejt titullit të kampionit në La Liga.

Trajneri i “Los Blancos”, Karim Benzema e ka komentuar fitoren 3:1 ndaj Osasunas, ndërsa nuk shprehet i brengosur me faktin se Karim Benzema i humbi dy penallti në këtë takim.

“Ndeshja ishte e mirë, të gjithë e kishin një angazhim të madh. Skuadra e ka një dinamikë të mirë”, deklaroi fillimisht trajneri italian për “Marca”.

“Përpos dy penalltive, Benzema e ka bërë një super ndeshje dhe do të shënojë në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh tutje ish-trajneri i Parmës, Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut dhe Evertonit.

Ancelotti nuk e ka ndërruar ende mendjen dhe nuk ka dyshime se kush do t’i gjuajë penalltitë, përkundër dy pritjeve që ia bëri Benzemas portieri Sergio Herrera.

Nëse do ta kishim edhe një penallti, Benzema do ta gjuante prapë. Dhe, kur ta kemi një tjetër në ndeshjet e ardhshme, prapë do të gjuajë Karim.

Kushdo që i gjuan penalltitë, do t’i humbasë disa prej tyre. Edhe pse nuk shënoi, Benzema luajti mirë”, shton Ancelotti.

Ai e lavdëroi edhe futbollistin Ceballos, për të cilin shprehet se ishte më i miri i skuadrës mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat