Sa milionë euro kushton një gol i Leo Messit?

Futboll

Sa milionë euro kushton një gol i Leo Messit?

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:51
Sa milionë euro kushton një gol i Leo Messit?

Kur Lionel Messi u prezantua te PSG në verë, të gjithë ishin të sigurt se po shihnin lojtarin i cili do të dominonte listën e golashënuesve në kampionatin francez. Shumëkush e cilëson të një niveli shumë më të ulët futbollin francez se në kampionate të tjerë dhe pritej që argjentinasi të përmirësonte statistikat e tij të shënimit të golave.

Edhe te PSG ishin të bindur se do të regjistroheshin shifra mbresëlënëse në këtë edicion dhe për këtë arsye nuk ngurruan të firmosnin një rrogëmiliona euro  prej 30 milionë eurosh në vit për “Pleshtim”. Një vendim që i ka kushtuar shumë shtrenjtë, pasi ky është padyshim viti më i dobët i karrierës së argjentinasit sa i përket rrjetave të tundura.

Deri tani, Mesi ka shënuar vetëm 3 gola me fanellën e kësaj skuadre, tmerrësisht larg asaj që pritej prej tij e më të cilën kishte mësuar në dy dekadat e fundit në Spanjë te Barcelona.

Me pak fjalë, 10 milionë  euro për çdo gol. Një llogari që ka shkuar shumë keq për parisienët në aspektin ekonomik, teksa shpresojnë që viti tjetër të jetë ndryshe, edhe për faktin se në bazë të marrëveshjes që kanë firmosur, rroga e argjentinasit do të rritet në 40 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat