Alves sa i përket titullit në Spanjë: Le të gëzohen që u zgjuam vonë nga gjumi

Futboll

Alves sa i përket titullit në Spanjë: Le të gëzohen që u zgjuam vonë nga gjumi

Më: 22 prill 2022 Në ora: 08:44
Alves sa i përket titullit në Spanjë: Le të gëzohen që u zgjuam vonë nga gjumi

Dani Alves foli sa i përket çështjes së titullit në Spanjë, duke thënë se rivalët e tyre, Real Madrid, janë me fat pasi Barcelona u zgjua vonë nga gjumi.

Sipas brazilianit, ekipi blaugrana është mjaftueshëm i talentuar për ta fituar titullin.

“Real Madridi janë me fat që ne u zgjuam vonë nga gjumi dhe më s’mund të luftonim për titull. Tani duhet të mendojmë për ndonjë objektiv tjetër”, tha ai për Barca TV.

“Fizikisht jemi shumë mirë, por tanimë jemi afruar fundit të sezonit dhe kjo na kushton”, përfundoi ai.

Kur kanë kaluar 33 xhiro në La liga, Barcelona gjendet në vendin e dytë, me 15 pikë më pak sesa Real Madridi lider, por me një lojë më pak të zhvilluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat