Real Madrid planifikon zgjatjen e kontratës së Militaos

Futboll

Real Madrid planifikon zgjatjen e kontratës së Militaos

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:48
Real Madrid planifikon zgjatjen e kontratës së Militaos

Real Madrid është duke planifikuar zgjatjen e kontratës së Eder Militaos.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “Los Blancos” gjatë javës së ardhshme do të vijnë me një propozim për brazilianin.

24-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon për 34-herë kampionët spanjollë, falë performancave të mira që kishte gjatë kësaj periudhe.

Përkundër që po kërkohet me ngulm Antonio Rudiger, kjo nuk pritet të ndryshojë diçka sa i përket mbrojtësit i cili bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit.

Pos Militaos, madrilienët po përgatisin një ofertë për rinovim edhe për Vinicuis Junior dhe Luka Modric. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat