Fabregas rikthehet pas 219 ditësh, riniset nga divizioni i katërt francez

Futboll

Fabregas rikthehet pas 219 ditësh, riniset nga divizioni i katërt francez

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:56
Fabregas rikthehet pas 219 ditësh, riniset nga divizioni i katërt francez

Cesc Fabregas ka lënë pas krahëve problemet e shumta fizike dhe është gati të rikthehet në fushë pas plot 219 ditëve!

Mesfushori i njohur spanjoll, pjesë e Monaco prej janarit të vitit 2019, nuk luan prej 16 shtatorit të vitit të kaluar, në takimin e Europa League ndaj Sturm Graz.

Në fillim koronavirusi, më pas problemet në gju dhe në kavilje ishin shkaqet pse Fabregas i ka munguar kaq gjatë skuadrës nga Montekarlo.

RMC Sport shkruan se 34-vjeçari iberik është grumbulluar me ekipin e dytë të Monakos për takimin e sotëm ndaj Aubagne, e vlefshme për National League, ndryshe divizioni i katërt i futbollit francez.

Mesfushori do të luajë disa minuta sot. Te Monaco duan që lojtari të mos nxitohet dhe të marrë gradualisht minuta për t’u rikthyer në formën e ditëve më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat