Kuqezinjtë synojnë një tjetër sulmues

Futboll

Kuqezinjtë synojnë një tjetër sulmues

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:32
Kuqezinjtë synojnë një tjetër sulmues

Ditët e fundit është përfolur se Milan ka treguar interes për transferimin e Lukakut.

Gazetat italiane e kanë mohuar këtë gjë duke shkruar se burime të brendshme te klubi i Milanos, tregojnë se Lukaku nuk ka qënë ndonjëherë në interesat e tyre, dhe kjo për shkak se belgu kushton shumë.

Por Milan është futur në garë për një tjetër bomber, madje është në listën e Interit gjithashtu. Bëhet fjalë për Haller të Ajax, bomberin e klubit holandez.

Haller është një nga sulmuesët më në formë këtë sezon dhe Ajax e vlerëson minimalisht 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat