Vardari ballafaqohet me Besën, derbi mes Teteksit dhe Voskës 

Futboll

Vardari ballafaqohet me Besën, derbi mes Teteksit dhe Voskës 

Nga: K.G. Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:57
Vardari ballafaqohet me Besën, derbi mes Teteksit dhe Voskës 

Sot pasdite (16.00) luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Grupi i Perëndimit.

Skuadra me renome Vardari i Shkupit luan në shtëpi me Besën, Sileksi është mysafir i Gostivarit, ndërsa në derbi takohen Teteksi dhe skuadra shqiptare Voska.

Në rast të barazimit apo humbjes së Voskës, në tre xhirot e fundit do të ketë “luftë” mes Voskës dhe Vardarit, pasi që diferenca do të jetë 4 ose 3 pikë nga ana e Voskës.

Tabela: Sileksi 59 pikë, Voska 52, Vardari 46, Teteksi 35, Gostivari 30, Besa 29, Korabi 23, Ohrid 22, Veleshta 17, Kadino 6 pikë.

Ndeshjet 
Vardari - Besa
Teteksi – Voska
Gostivari - Sileksi
Kadino - Korabi
Veleshta – Ohrid

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat