Festë e madhe, skuadra shqiptare kampion i ri i Maqedonisë së Veriut

Futboll

Festë e madhe, skuadra shqiptare kampion i ri i Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:06
Festë e madhe, skuadra shqiptare kampion i ri i Maqedonisë së Veriut

Festë e madhe në Çair, skuadra shqiptare, Shkupi, është kampion i ri i Maqedonisë së Veriut në futboll. 
Pas 21 vitesh, titulli është sërish në Çair. 

Skuadra e trajnerit Goce Sedlloskit arriti të mposht me rezultat 2:0 skuadrën shqiptare Renovën dhe kështu që katër javë sa kanë mbetur deri në fund, kanë 13 pikë avantazh ndaj “Pandevcit”.

Kjo do të thotë se zyrtarisht Shkupi është kampion në sezonin e 30-të në Maqedoninë e pavarur.

Image

Foto; Shaban Sinani

Titullin e vulosën Adetunji me gol në minutën e 81-të për 1:0 dhe Cueven në 90+6.

Shkupi kryeson me 71 pikë, ka 13 më shumë se Akademia Pandev dhe Renova renditet e shtata me  38.  

Image

Foto; Shaban Sinani

Rreth 7000 shikues në stadium, festojnë titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat