Muslija shënon në Gjermani, dërrmojnë Hanoverin 

Futboll

Muslija shënon në Gjermani, dërrmojnë Hanoverin 

Nga: K.G. Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:38
Muslija shënon në Gjermani, dërrmojnë Hanoverin 

Skuadra e Paderbornit ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Hannoverit, në takimin e javës së 31-të të Bundesliga II.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, u paraqit titullar, duke shënuar në minutën e 17-të dhe dërrmuan rivalin. 

Muslija u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 86-të dhe u zëvendësua një minutë më vonë.

Golat u shënuan nga Klement (2'), Mislija (17') e Ofori (90+1'). 

Paderborn zë vendin e 7-të me 47 pikë e Hanoveri është i 15-ti me 36.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat