​Acerbi deklarohet pas kritikave se lejoi të realizohej goli i dytë i Milanit ndaj Lazios

Futboll

​Acerbi deklarohet pas kritikave se lejoi të realizohej goli i dytë i Milanit ndaj Lazios

Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:44
​Acerbi deklarohet pas kritikave se lejoi të realizohej goli i dytë i Milanit ndaj Lazios

Francesco Acerbi është kritikuar ashpër nga tifozët e Lazios dhe situata u përkeqësua pas reagimit të tij në rastin e golit të dytë të Milanit të realizuar nga Tonali dhe sherrit me Adam Marusic.

Mbrojtësit i është kërkuar që të largohet nga “Stadio Olimpico” nga ultrasit, të cilët disa muaj më parë e panë si fyese gjestin e tij duke kërkuar heshtjen e tyre..

Tifozët vunë re se Acerbi po qeshte pasi pranoi atë gol, e po ashtu edhe Marusic, i cili reagoi me inat dhe i bërtiti në fytyrë.

Dyshja vazhduan të grindeshin ndërsa festimet e lojtarëve të Milanit vazhduan pas tyre.

Gjithsesi ishte tashmë një situatë shumë e tensionuar, pasi ultrasit e Lazios nga Curva Nord bojkotuan ndeshjen në shenjë proteste për çmimet e larta të biletave dhe ndodheshin jashtë stadiumit.

Mësohet se Milani kishte rreth 15,000 tifozë në stadium krahasuar me 10,000 që brohorisnin për Lazion.

Pas ndeshjes Acerbi deklaroi se e qeshura e tij në atë rast ishte me ironi për shkak të mënyrës se si skuadra e tij humbi ndeshjen edhe pse ishin duke barazuar deri në sekondat e fundit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat