Para ndeshjes ndaj Realit, Pep Guardiola ka një kërkesë për tifozët e Cityt

Futboll

Para ndeshjes ndaj Realit, Pep Guardiola ka një kërkesë për tifozët e Cityt

Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:27
Pep Guardiola

Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes skuadrave që po kërkojnë finalen e madhe të Champions League do të luhet në Etihad Stdium nesër me fillim nga ora 21:00.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Mancheste Cityt, Pep Guardiola në konferencë për media.

“I kërkoj tifozëve tanë të marrin një tren, makinë apo autobus për të qenë me ne. Ne kemi nevojë për ata”, ishin fjalët e Pep.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Liverpool dhe Villarreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat