​Superliga vjen me ndeshje shumë interesante në mesjavë

Futboll

​Superliga vjen me ndeshje shumë interesante në mesjavë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë xhiro janë të përcaktuara të zhvillohen ndeshje shumë interesante me përballje direkte të skuadrave që kanë edhe synime të njëjta.

Sfida kryesore do të zhvillohet në Suharekë aty ku lideri i tabelës e pret ndjekësin e parë Dritën dhe një fitore eventuale e skuadrës së trajnerit Ilir Daja edhe do të mund ta mbyllte garën për titullin kampion.

Sfidë tjetër shumë interesante do të jete ajo ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Kampionët në fuqi janë duke luftuar për të shmangur rënien nga elita e futbollit kosovar, derisa Gjilani po lufton për ta ruajtur pozitën e tretë e cila po i kërcënohet nga Llapi.

E skuadra e Tahir Batatinës do të ketë punë të vështirë në stadiumin “Liman Gegaj” përballë Malishevës që po punon fuqishëm për ta siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm garues.

Këto janë të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të”

Drenica-Ulpiana

Dukagjini-Feronikeli

Ballkani-Drita

Gjilani-Prishtina

Malisheva-Llapi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat