​Më këto formacione pritet të ballafaqohen Manchester City dhe Real Madridi

Futboll

​Më këto formacione pritet të ballafaqohen Manchester City dhe Real Madridi

Më: 26 prill 2022 Në ora: 08:40
​Më këto formacione pritet të ballafaqohen Manchester City dhe Real Madridi

Në stadiumin “Etihad”, sonte me fillim nga ora 21:00 Manchester City dhe Real Madridi do ta zhvillojnë duelin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.

Do të ketë mungesa të rëndësishme nga të dy skuadrat për këtë ndeshje, derisa të dy trajnerët janë treguar të kujdesshëm duke folur me respekt për njëri-tjetrin para ndeshjes në konferencat përkatëse për media.

Nga radhët e Manchester Cityt nuk do të luajnë Joa Cancelo dhe Mendy, kurse janë në dyshim edhe Stones dhe Walker.

Kurse te Real Madridi nuk do të mund të paraqiten Diaz, Hazard dhe Jovic, kurse mbeten në dyshim për shkak të problemeve muskulare edhe Casemiro dhe Alaba.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Zinchenko; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Jesus, Sterling

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Marcelo; Kroos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Junior.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat