Grushte te ekipi i femrave, fajtore...

Futboll

Grushte te ekipi i femrave, fajtore...

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:57
Grushte te ekipi i femrave, fajtore...

Thuhet se përçarjet brenda dhomës së zhveshjes së skuadrës së meshkujve të PSG-së nuk janë asgjë në krahasim me atë që ka ndodhur muajt e fundit në dhomat e zhveshjes së skuadrës së femrave.

Një tension që rezultoi në një zënkë të keqe në stërvitje, ku protagoniste ishte një nga futbollistët më të përfolur, pikërisht Kheira Hamroui për muaj të tërë pas sulmit brutal të pësuar dhe sfondi i marrëdhënies me ish-menaxherin Abidal. Me sa duket, situata femërore te Paris Saint-Germain ka ikur nga duart dhe drejtuesit e dinë se ka arritur në pikën e moskthimit mbrapa!

Prandaj, edhe një herë, Hamraoui ka gjetur një mënyrë për t’i bërë njerëzit të flasin për veten e saj. Mesfushorja e lindur në vitin 1990, në nëntor u sulmua brutalisht. Policia që fillimisht arrestoi shoqen e skuadrës Aminata Diallo, e dyshuar si organizatore e pritës, më pas ka ndjekur hapat e saj. Asnjë përgjegjësi e futbollistes, e shfajësuar plotësisht, me hipotezën e një sulmi të lidhur me arsye pasionante (themelore për këtë janë frazat e bërtitura nga sulmuesja “A të shkojmë në shtrat me burra të martuar?”), shkruan Telesporti.

Një histori që në fakt ka zbuluar majen e Ajsbergut, me zbulimet e intrigave të errëta jashtë fushës. Një marrëdhënie u shfaq mes Kheira dhe ish-futbollistit dhe menaxherit Abidal, e cila çoi në përfundimin e martesës së tij me gruan e tij Hayet, e cila gjithashtu u dëgjua nga hetuesit.

Ekziston edhe një rrjet i dendur kontaktesh mes dhomave të zhveshjes së femrave dhe meshkujve të PSG-së me disa lojtarë që kanë paralajmëruar kolegët e tyre për sjelljen e Hamraoui-t. Kjo e fundit dyshohet se ka pasur një lidhje edhe me mbrojtësin Kimpembe, per te cilin ka një regjistrim audio qe më pas qarkulloi në rrjetet sociale, e cilësonte atë si një “të çmendur të madhe”.

Në këtë skenar është e lehtë të kuptohet se si çdo shkëndijë mund të gjenerojë një zjarr të ri. Dhe ajo që ndodhi në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për femra mes PSG dhe Lyon e konfirmon këtë.

Gazetari Romain Molina në Twitter tregoi detajet e një sherri që shpërtheu në stërvitje mes Kheira Hamroui dhe Sandy Baltimore. Gjithçka nisi me provokimet e të pares, e cila në më shumë se një rast do ta kishte qortuar kolegen e re. Pas një goditje të lirë dhe një tjetër qortim, Baltimore do të kishte vendosur të përgjigjej në të njëjtën mënyrë, me ofendime dhe fjalë të rënda.

Situata degjeneroi në një përleshje të vërtetë, me lojtaret e tjera që gjithsesi do të ishin rreshtuar kundër Hamraouit. PSG në një njoftim zyrtar, pa permendur emra ka konfirmuar gjithçka: “Klubi konfirmon se ka ndodhur një aksident mes lojtareve te ekipit femeror te PSG gjatë stërvitjes. Klubi do të marrë të gjitha masat për të nxjerrë pasojat e këtij aksidenti”.

Pas mosmarrëveshjes, Hamraoui nuk u paraqit në momentin e nisjes së autobusit të ekipit për në Lyon. Një situatë që ka shtyrë stafin e trajnerëve dhe drejtuesit e lartë të klubit ta përjashtojnë atë nga sfida, për pasojat më logjike.

Në këtë pikë, pozicioni i saj brenda grupit është shumë kritik dhe ka shumë dyshime për të ardhmen e saj, pavarësisht një kontrate deri në qershor 2023. Ajo që ndodhi në fakt është një tjetër konfirmim se si është prishur marrëdhënia mes Hamraoui-t dhe shumë prej shoqeve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat