Juventusi do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh

Futboll

Juventusi do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:56
Di Maria

Juventusi do t’i nënshtrohet një revolucioni të madh gjatë merkatës së verës, me bardhezinjtë që tashmë kanë filluar nga puna me pikasjen e lojtarëve për sezonin e ri.

Me Paulo Dybalan që do të largohet nga bardhezonjtë dhe me shumë gjasa edhe Federico Bernardeschin do të ndjekë të njëjtën rrugë, te “Zonja e Vjetër” po mendojnë për zëvendësuesit.

Sipas “Tuttosport” , Angel Di Maria dhe Nicolo Zaniolo janë në radarin e Bianconerve, mirëpo bardhezinjtë do ta zgjedhin vetëm njërin.

Në letër, Juve do t’i jepte prioritet yllit të Romës, megjithatë shuma që kërkojnë Giallorossët për të ua vështirëson punët bardhezinjve.

Për këtë arsye, klubi italian është duke e shqyrtuar opsionin e nënshkrimit Di Marias, i cili do të jetë lojtar i lirë nga korriku dhe mund të luajë edhe si anësor edhe si mesfushor ofensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat