Prishtina shtang Gjilanin, kthehet me tre pikë!

Futboll

Prishtina shtang Gjilanin, kthehet me tre pikë!

Nga: K.G. Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:51
Prishtina shtang Gjilanin, kthehet me tre pikë!

Prishtina kthehet me tre pikë nga Gjilani, pikë që nuk maten me ari në luftë për t’ju shmangur barazhit.

Gjilani veç është dorëzuar në luftë për titullin e kampionit, me humbjen me rezultat 2:1 nga Prishtina, në takimin e javës së 31-të të Superligës së Kosovës.

Në minutën e 36-të, futbollisti Albert Dabiqaj, shënon për vendasit dhe në fund të pjesës së parë, Besnik Krasniqi i Prishtinës, realizon nga penalltia për 1:1.

Në minutën e 80-të, Mankenda realizon për fitoren e Prishtinës.

Prishtina renditet në vend të pestë me 42 pikë e Gjilani në të tretin me 55 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat