Ademi: Më vjen keq por duhet të vazhdojmë

Futboll

Ademi: Më vjen keq por duhet të vazhdojmë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:06
Ademi: Më vjen keq por duhet të vazhdojmë

Trajnerit të skuadrës së Ulpianës, Fadil Ademit, i vjen keq që skuadra ka ardhur në këtë pozitë ku është tani.

Ai tha se stinori vjeshtor ka qenë shumë i dobët, dhe kjo ka bërë klubi t’i renditet në vendin e parafundit të tabelës.

Ulpiana të mërkurën u mposht 3:1 nga Drenica.

“Drenica e fitoi ndeshjen me meritë. Ishin më të motivuar, më agresivë se sa ne. Djemtë tanë e dhanë atë që mundën ta japin.

E uroj Drenicën, ndërsa ne do t’i përfundojmë ndeshjet. Normalisht që më vjen keq për skuadrën. Pjesën pranverore e kemi pasur me formë të keqe, një fitore, tri barazime e nëntë humbje.

Më vjen keq por duhet të vazhdojmë”, theksoi Ademi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat