Në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëjë Zlatan Ibrahimoviç...

Futboll

Në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëjë Zlatan Ibrahimoviç...

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:39
Pioli

Akoma edhe katër finale për ëndrrën Scudetto. Megjithatë, për shumë protagonistë, ky do të jetë sezoni i fundit te Milan-i. Në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëjë Zlatan Ibrahimoviç, është e sigurt që tani e ardhmja e Franck Kessie, i cili do të transferohet te Barcelona me kosto zero.

Një situatë shumë e ngjashme ajo e Alessio Romagnoli-t, kontrata e të cilit me kuqezinjtë skadon në qershor. Kapiteni i Djallit ka humbur vendin e titullarit dhe mund të vendosë të largohet në fundin e sezonit.

Siç ka bërë të ditur Calciomercato.it, Lazio është shumë e interesuar për mbrojtësin, edhe pse është akoma e mundur që lojtari të rinovojë me Milan-in. Një tjetër skuadër e interesuar për të në Itali është Juventus. Por ka më shumë.

Sipas së përditshmes spanjolle AS, në fakt, Barcelona duket se është kthyer në sulm për Romagnoli-n. Aq sa drejtori sportiv i katalanasve, Mateo Alemany, duket se ka shkuar në Itali për t’u takuar me përfaqësuesit e lojtarit, për ta bindur këtë të fundit të transferohet në Katalonjë.

Skuadra e Xavi-t do të rinovojë repartin e mbrojtjes dhe, pas Christensen, do të donte të realizonte një tjetër goditje me kosto zero me ish-romanistin.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe gazetari dhe tifozi milanist Matteo Colturani, i cili ka deklaruar për Top Calcio 24: “Për sa i takon Romagnoli-t, do të mjaftonte t’i ofrohej një rinovim me shifra të arsyeshme për ta bindur të qëndrojë, por do të largohet. Është trajtuar keq nga Milan-i”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat