Liga e Evropës/Ja rezultati i pjesës së parë në dy ndeshjet e gjysmëfinales

Futboll

Liga e Evropës/Ja rezultati i pjesës së parë në dy ndeshjet e gjysmëfinales

Më: 28 prill 2022 Në ora: 21:49
Ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, skuadra e Rangers është duke barazuar pa gola si mysafire e RB Leipzigut.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe përballja mes West Ham United e Eintracht Frankfurt, ku rezultati qëndron i barabartë 1:1.

Fillimisht, ishte skuadra gjermane ajo e cila kaloi e para në epërsi përmes golit të Ansgar Knauff, i cili shënon në minutën e 1’ të ndeshjes për 1:0, kurse rezultatin në 1:1 për West Hamin e barazoi sulmuesi Michael Antonio në minutën e 21’ të ndeshjes.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

RB Leipzig 0:0 Rangers

West Ham United 1:1 Eintracht Frankfurt

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat