Ajo mes Piolit dhe Fiorentinës nuk është histori lamtumire

Futboll

Ajo mes Piolit dhe Fiorentinës nuk është histori lamtumire

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:08
Ajo mes Piolit dhe Fiorentinës nuk është histori lamtumire

Ajo mes Piolit dhe Fiorentinës nuk është histori lamtumire me faleminderit. Arsyeja dihet, vraga është ende e dukshme. Ajo do të mbetet atje përgjithmonë. Trajneri i kuqezinjve ishte në “Franchi” për një vit e gjysmë. Sezonin e parë përfundoi i teti, të dytin dha dorëheqjen në mars.

Në mes, një 7-1 ndaj Romës në Kupën e Italisë dhe 6 fitore radhazi më 2017-2018, sezoni i vdekjes së Davide Astori. Pesë lojtarë nga ai grup kanë mbetur deri sot te skuadra vjollcë. Kjo është arsyeja pse shihet si një histori udhëkryqi, shkruan telesporti.

SHUME BESNIK – Ata thonë për të: “njeshtër”, “referencë”, “unik” etj. Besnikët e “piolizmit” janë dy: Milenkoviç dhe Biraghi. Dy kolonat e Fiorentinës të përmirësuara nga trajneri dhe ende aty sot. I pari është Biraghi, i marrë nga Pescara: “Po vija nga një periudhë e vështirë, Pioli më dha vetëbesim dhe siguri”. Përgjithmonë mirënjohës, edhe nëse ai luajti për Interin dy vite më parë, kjo është falë Stefanos.

Kapitulli i dytë: Milenkoviç. Rritja e tij ka qenë graduale, fillimisht në stol dhe më pas gjithmonë titullar. Serbi flet pak, nuk jep intervista, por marrëdhënia ka qenë e shkëlqyer: 166 ndeshje dhe 14 gola për Fiorentinën. Tre gola këtë sezon. I fundit është Riccardo Sottil. Debutimi i tij në Serie A erdhi falë Piolit, pas dy vitesh në sektorin e të rinjve vjollcë.

Tetë minuta kundër Sampdorias në gusht 2018, më pas 10 të tjera me Lazion në tetor të po atij viti. Atë verë shumë e donin, por ai refuzoi çdo ofertë: “Do të qëndroj, do të përfshihem dhe do të bind Piolin”. Me të bëri paraqitjet e para në Serie A, sot është zgjedhja e parë e Italiano në krah, me 4 gola në 28 ndeshje.

PORTA – Dragowski është njëri nga lojtarët vjollcë që e shohin Piolin me sy të ndryshëm; më pak mirënjohës. Polaku, me të në pankinë, nuk ka qenë asnjëherë titullar. Së pari, Sportiello (2017-18), më pas Lafont (2018-19). Tetë ndeshje në një vit e gjysmë, para lamtumirës së trajnerit aktual kuqezi. “Më kërkoi ta shes”, – tha Pioli.

Me të lidhet skena në Empoli, në janar 2019. Skuadra bie, ai luan 14 ndeshje dhe vendos rekordin e pritjeve kundër Atalantës (17): “Nuk pashë asnjë perspektivë, më pas fola me Comiso dhe tani jam këtu”. Pas dy sezonesh si titullar, ai përfundoi në pankinë karshi Terracciano, i cili kishte luajtur gjithmonë i dyti në Firence. Tani jo më. Këtyre iu shtohet edhe Riccardo Saponara: 20 ndeshje me Piolin më 2017-18, sezoni i vdekjes së Davide Astori.

SYRI – ‘Fantazma’ e fundit është në pankinë, pranë tij për disa metra. Vincenzo Italiano është një lloj “bishe e zezë” e Piolit. Në tri përballje direkte, ai mori një fitore dhe dy humbje, të dyja të rënda. E para në Spezia, 2-0 jashtë, e dyta në “Franchi” këtë sezon (4-3).

Ndeshja e parë përfundoi me fitoren 3-0 të Stefanos, në tetor 2020. Ishte Milani i pamposhtur, i lindur në “post lockdown”. Në fund të fundit, nuk ka ndryshuar shumë. Kush e di se si do të shkojë “finalja” e së dielës, e cila vlen shumë për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat