Në Francë ftojnë tifozët për finalen e Ligue 1 me mesfushorin e Kombëtares

Futboll

Në Francë ftojnë tifozët për finalen e Ligue 1 me mesfushorin e Kombëtares

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:25
Në Francë ftojnë tifozët për finalen e Ligue 1 me mesfushorin e Kombëtares

Tre finale të mbetura për Ajaccion e Qazim Lacit në rrugën drejt Ligue 1.

Aktualisht ky ekip ndodhet në vendin e dytë me tre pikë më shumë sesa Auxerre, ndjekëse kryesore. Dy vendet e para do të arrijnë menjëherë në elitën e futbollit francez, ndërsa tre ekipet e mëposhtme do të luajnë në Play Off.

Në mbrëmjen e sotme, Ajaccio do të përballet ndaj Le Havres.

Ndërkohë faqja zyrtare e klubit e ka njoftuar këtë ndeshje duke i bërë thirrje tifozëve për të qenë në stadium, me imazhin e mesfushorit të Kombëtares, Qazim Laci. Nëse Ajaccio arrin që ta fitojë edhe këtë përballje, do të jetë vetëm 180 minuta larg Ligue 1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat