Skuadra shqiptare shokon Buduçnostin në Podgoricë 

Futboll

Skuadra shqiptare shokon Buduçnostin në Podgoricë 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 00:38
Skuadra shqiptare shokon Buduçnostin në Podgoricë 

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kthehet me tre pikë të mëdha nga Podgorica.

Deçiqi shokon Buduçnostin në Podgoricë, duke e mposhtur me rezultat 2:1. 

Tre pikë që peshojnë shumë për të siguruar një vend në kupat evropiane

Jonatan Dreshaj shënoi autogol në minutën e 22-të duke kaluar në epërsi Buduçnostin.  

Gjithçka përmbyset me golat e futbollistëve Fatos Beqiraj (41’) e Aleksa Marushiq (68’), duke i dhuruar fitore të ëmbël Deçiqit.

Pas javës së 32-të në Kampionatin e Malit të Zi, Sutjeska kryeson me 74 pikë, pasojnë Buduçnositi 40, Deçiqi 50, Iskra 45 pikë etj.

Sutjeska e Nikshiqit edhe zyrtarisht është kampion i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat