Brdariç e bën Vllazninë temë në Gjermani: I zgjova nga gjumi...

Futboll

Brdariç e bën Vllazninë temë në Gjermani: I zgjova nga gjumi...

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:27
Brdariç e bën Vllazninë temë në Gjermani: I zgjova nga gjumi...

Aventura e Thomas Brdaric në krye të Vllaznisë u ndërpre në muajin mars me drejtuesit shkodranë që vendosën të ndanin rrugët me teknikun kroato-gjerman pas disa rezultateve negative në kampionat ndërsa skuadra kaloi në drejtimin e Elvis Plorit.

Së fundmi, Brdaric në një intervistë për Kicker në Gjermani, theksoi se ia doli të zgjonte klubin nga një gjumë letargjik ndërsa shprehu keqardhje për faktin se nuk mundi të luftonte për të mbrojtur fronin në Kupën e Shqipërisë.

A ke marrë veten nga shkarkimi shokues nga Vllaznia? “Tani ka nisur të kalojë ajo surpriza e momentit të parë, kur punon me shumë përkushtim, një shkarkim i atillë të trondit. Mendoj se ia dola të “zgjoja” klubin nga një gjumë letargjik dhe në sezonin e kaluar shkuam në skenën e vogël europiane teksa morëm pjesë në kualifikueset e Europa League.

Mua do të më pëlqente shumë të kisha mundësinë të mbroja trofeun e fituar vjet në Kupën e Shqipërisë, megjithatë djemtë janë në finale dhe unë i kam gishtat e kryqëzuara për ta”.

Je në një periudhë ku po mendon të qëndrosh pushim? “Jo nuk është e vërtetë, ndihem gati dhe i freskët për një aventurë të re që nuk ka përse të jetë sërish jashtë Gjermanisë. Tani jam në një tur në Gjermani, po ndjek disa ndeshje dhe po takoj miq. Jo vetëm në Bundesliga, por edhe në liga më të ulëta, djali im Tim luan për KFC Uerdingen. Për herë të parë luajtën në shtëpi, në Grotenburg dhe ishte një atmosferë shumë emocionuese”, u shpreh Brdaric duke lënë të hapur mundësinë e një detyrë në futbollin e vendit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat