Xherdan Shaqiri realizon ndaj New York Red Bulls, por...

Futboll

Xherdan Shaqiri realizon ndaj New York Red Bulls, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:03
Xherdan Shaqiri realizon ndaj New York Red Bulls, por...

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtari i Kombëtares së Zvicrës, shënoi golin e dytë në kampionatin amerikan.

Chicago Fire pësoi humbje si vendas me rezultat 2:1 nga New York Red Bulls me rezultat 1:2.

Goli i dytë i Xherdan Shaqirit në MLS  por i pamjaftueshëm për ekipin e tij.
Xherdan Shaqiri nuk ka mundur ta shmang humbjes ndaj rivalit.

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 17 –të, për epërsinë 1:0, por më pas mysafirët përmbysën gjithçka me golat e Klimalas (75' e 90+1-nga penalltia).

Mos të harrojmë se Chicago mbetet pa dy lojtarë, Duran u përjashtua në minutën e 80-të e Czichos në atë të 83-tën, që të dy pas dy kartonave të verdhë.

Chicago ka 2 fitore e 4 barazime e 3 humbje apo 10 pikë, duke u renditur në vend të 13-të e New York Red Bulls kryeson me 17 sosh në Konferencën Lindore. 

Reprezentuesi i Zvicrës me fanellën e Chicagos ka edhe dy asistime në shtatë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat