Barcelona publikon listën e lojtarëve të grumbulluar kundër Mallorcas

Futboll

Barcelona publikon listën e lojtarëve të grumbulluar kundër Mallorcas

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Gjiganti katalunas Barcelona e ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme në La Liga kundër Mallorcas.

Barça ka humbur të tri ndeshjet e fundit në shtëpi, ku humbja e fundit ishte ajo ndaj Rayo Vallecanos javën e kaluar.

Mbrojtësi Gerard Pique vazhdon të jetë në listën e të grumbulluarve, por rikuperimi i tij gjatë ditëve të fundit do të vendos nëse do të paraqitet sot apo jo.

Po ashtu, krahas Piques të përfshirë në grumbullim janë edhe Ronald Araujo, Eric Garcia e Clement Lenglet, por listës tani i është bashkuar edhe Samuel Umtiti i cili është rikthyer nga lëndimi.

Ka një rikthim të madh në listën e skuadrës, pasi që Ansu Fatit i është dhënë drita jeshile nga stafi mjekësorë për t’iu rikthyer futbollit.

Ndërkaq, sot për Barçën nuk do të mund të paraqiten Nico Gonzalez, Seegino Dest dhe Martin Braithwaite.

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve që ka grumbulluar Xavi për ndeshjen e sotme kundër Mallorcas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat