Leart Paçarada po shkëlqen, ndër më të vlerësuarit në Gjermani 

Futboll

Leart Paçarada po shkëlqen, ndër më të vlerësuarit në Gjermani 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:10
Leart Paçarada po shkëlqen, ndër më të vlerësuarit në Gjermani 

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, djali i legjendës së futbollit, ish portierit të mirënjohur Shukriut, po shkëlqen në Gjermani.

Paçarada edhe në ndeshjen e djeshme ka qenë prej më të mirëve në radhët e skuadrës së St. Paulit, e cila si vendase barazoi me rezultat 1:1 me Nurnberg-un.

Djaloshi nga Kosova, titullar i pakontetueshëm, dhja kontribut të madh në fushën e lojës.

Image

Paçarada me numër 23 në ndeshjen e djeshme

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, Paçaradën e vlerësoi me notën 7.4, ndërsa lojtar i ndeshjes është Kyereh i St. Paulit, me notën 7.6. 

Image

Notat

Futbollisti ynë ka pasur edicionin më të mirë deri me tash, duke qenë shtyllë e mbrojtjes së St. Paulit, shumë herë veprues edhe në vijës e sulmit dhe përcaktues.

Pas javës së 32-të në Bundesliga II, St. Pauli zë vendin e pestë me 54 pikë duke pas liderit Schalke me 59, Darmstadt 57, Werder Bremenit 57, Hamburger SV 54 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat