Gjykata hedh poshtë padinë e Vokrrit, ky i fundit kështu reagon

Futboll

Gjykata hedh poshtë padinë e Vokrrit, ky i fundit kështu reagon

Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:35
Gjykata hedh poshtë padinë e Vokrrit, ky i fundit kështu reagon

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas aktvendimit të publikuar nga faqja e FFK-së, Gjykata e Apelit i ka vlerësuar të gjitha pretendimet të parashtruar në ankesë, por nuk ka gjetur shkelje.

Vokrri nuk ka dashur të komentojë për RTK rreth vendimit. "Njëherë s'kam ndonjë koment, më duhet ta shohë me avokatët më saktë se çka është ky dokument. Pra s'dua të prononcohem pa e pasur një bisedë me avokatët", ka thënë Vokrri. 

Ankesa e Vokrrit ishte refuzuar fillimisht nga Gjykata Themelore.

Vokrri kishte dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për moslejimin e kandidimit të tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Vokrri kishte kërkuar që gjykata ta pezullojë Kuvendin e thirrur nga Komiteti Ekzekutiv në krye me Agim Ademin për datën 6 prill. Ai kishte pretenduar se në mënyrë të paligjshme FFK-ja e ka refuzuar kandidaturën e tij për kryetar, duke shkuar në zgjedhje veç me kryetarin aktual si kandidat të vetëm edhe për një mandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat