​Interi e sheh reprezentuesin shqiptar si zëvendësues të Marcelo Brozoviqit

Futboll

​Interi e sheh reprezentuesin shqiptar si zëvendësues të Marcelo Brozoviqit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 10:51
Marcelo Brozovic

Marcelo Brozovic është njëri nga elementet kryesore të skuadrës së Interit që në këtë edicion ka shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi derisa zikaltërit janë duke luftuar për titullin kampion me Milanin si dhe janë në finale të Kupës së Italisë ku do të ballafaqohen me Juventusin.

Megjithëatë, sa herë që Brozovic ka munguar për shkak të lëndimeve, mesfusha e Interi ka treguar performancë shumë më të dobët dhe kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre do shikojnë në treg për një zëvendësues të tij.

“Corriere dello Sport” raporton se Beppe Marotta ka hedhur sytë tek mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me skuadrën e tij. Reprezentuesi shqiptar i grupmoshave U21 shihet si profili ideal për atë pozitë dhe për më tepër mosha e tij është perfektë. Ai sapo ka mbushur njëzet vjeç (9 mars), pra me një karrierë të tërë përpara vetes. Edhe përvoja është e duhura, pasi është bërë titullar në Empoli pas largimit të Riccit në janar.

Për sa i përket negociatave, Interi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Empolin. Dhe të dy kompanitë janë në kontakt të vazhdueshëm. Si pjesë të marrëveshjes, Marotta mund të ofrojë shërbimet e sulmuesit Espozito dhe mbetet të shihet se si do të avancojnë kontaktet ndërmjet dy klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat