​Në prag të sfidës me Cityn, Ancelotti jep lajmin jo të mirë për tifozët e Realit

Futboll

​Në prag të sfidës me Cityn, Ancelotti jep lajmin jo të mirë për tifozët e Realit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:29
Ancelotti

Real Madridit do të ballafaqohet nesër më Manchester Cityn në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve nga ku edhe do të mësohet se cila prej tyre do të kalojë në finale të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen e parë skuadra e trajnerit italian pësoi disfatë më rezultat 4-3 në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në “Etihad Stadium”.

E para kësaj ndeshje, Ancelotti ka paralajmëruar se po planifikon të pensionohet pasi të përfundojë punë me Real Madridit.

“Pas Real Madridit po, ndoshta do të ndalem. Por nëse Reali më mban këtu për dhjetë vjet, unë do të stërvitem për dhjetë vjet”, ka thënë Ancelotti në një intervistë për “Orime Video”.

Ndryshe, nën urdhrat e Ancelotti Real Madridi u shpall kampion i La Liga 2021/22 dhe synon edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat