​FIFA nis hetimet për abuzimin seksual të një futbollisti në Gabon

Futboll

​FIFA nis hetimet për abuzimin seksual të një futbollisti në Gabon

Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Pas dyshimeve për abuzim seksual të futbollistëve të rinj në Gabon, Federata Ndërkombëtare e Futbollit nisi sot një hetim kundër tre trajnerëve dhe zyrtarëve të lartë të futbollit në vend.

FIFA nisi të martën një hetim disiplinor kundër tre trajnerëve dhe një zyrtari të lartë të futbollit në Gabon me dyshimin se ata kanë abuzuar seksualisht me disa futbollistë të mitur që nga viti 2021. 

Një hetim paraprak ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar kundër Patrick Asoumu Eji, trajnerit të kombëtares U17. Asoumu Eji është trajner i kadetëve të këtij vendi që nga viti 2017 dhe njëkohësisht ishte në qendër të hetimit penal në Gabon.

Më 17 dhjetor, komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Gabonit pezulloi Asoum Ei dhe e akuzoi atë për abuzim të disa qindra djemve.

Pas kësaj, FIFA nisi një hetim shtesë ndaj tre të dyshuarve të tjerë - trajnerëve Tripel Mabik dhe Orfi Mikal dhe presidentit të Ligës së të rinjve, Serge Ahmed Mombo. Të tre u pezulluan për 90 ditë nga FIFA dhe Federata e Gabonës.

Rasti u zbulua në dhjetor 2021 nga gazetarët e Guardian, të cilët iu referuan dëshmive të disa viktimave, identiteti i të cilëve është i njohur për redaksinë e këtij mediumi britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat