​Benzema në kërkim të përmbysjes së rekordit të Cristiano Ronaldos

Futboll

​Benzema në kërkim të përmbysjes së rekordit të Cristiano Ronaldos

Më: 4 maj 2022 Në ora: 10:41
​Benzema në kërkim të përmbysjes së rekordit të Cristiano Ronaldos

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të provojë që të barazojë ose të thyejë një rekord sa i përket golashënuesve në Ligën e Kampionëve kur “Los Blancos” të ballafaqohen me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së tyre në “Santiago Bernabeu” sonte me fillim nga ora 21:00.

Benzema ishte parë si zgjedhja e dytë në Real Madridid në kohën se aty ishte Cristiano Ronaldo, por me paraqitjet e tij, sidomos gjatë këtij sezoni, Benzema është shndrruar në njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë dhe kandidati kryesor për ta fituar Topin e Artë.

Ish-lojtari i Lyon-it e ka udhëhequr Real Madridin drejt titullit të La Liga-s me 26 gola në 30 paraqitje, si dhe ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Nëse Benzema gjen rrjetën një herë në ndeshjen ndaj Cityt, ai do të barazojë rekordin e Ronaldos prej 10 golave në raundet eliminatore të një sezoni të Ligës së Kampionëve, ndërsa një dy-golësh do ta thyentë këtë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat