​“Mos u merakosni për atë punë”, reagimi epik i Munishit pas kualifikimit të Realit në finalen e Championsit

Futboll

​“Mos u merakosni për atë punë”, reagimi epik i Munishit pas kualifikimit të Realit në finalen e Championsit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 06:27
Ancelotti me lojtarë

Real Madridi është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Manchester Cityn pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Skuadra e Carlo Ancelotti bëri një përmbysje të madhe të rezultatit në minutat e fundit ndaj Cityt duke dëshmuar se është një skuadër që di se si t’i shkojë deri në fund kësaj gare.

Klualifikimi i Realit në finale ka gëzuar tej mase tifozët e kësaj skuadre, por ndër reagimet më interesante në rrjete sociale e ka bërë ish-trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Ai ka postuar në “Facebook” një fotografi të modifikuar të Carlo Ancelotti duke konsumuar cigare, i shoqëruar me disa lojtarë të Real Madridi dhe ia ka bashkangjitur mbishkrimin “Mos u merakosni për atë punë”, një shprehje kjo e shëndrruar në tren ditëve të fundit në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat