​Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

Futboll

​Dy ndeshje shumë interesante sot në Superligën e Kosovës

Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Xhiro e 33-të e Superligës së Kosovës do të kompletohet sot me dy ndeshje shumë interesante.

Drenica që po lufton për t’i ikur barazhit për mbetje në Superligë do të ballafaqohet me Llapin. Skuadra e Batatinës po ashtu po lufton për të kapur objektivin e saj që është pozita e tretë apo e dytë.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet tashmë kampionit të ri Ballkani dhe skuadrës së Malishevës e cila zhvillohet në Suharekë.

Ndryshe nga Ballkani që tashmë luan vetëm për prestigj, Malisheva ka nevojë jetike për tre pikë të reja do t’a ofronin edhe më tutje drejt mbetjes në elitën e futbollit të Kosovës.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat