Reagimi epik i Leo Messi-t teksa shihte përmbysjen historike të Real Madrid

Futboll

Reagimi epik i Leo Messi-t teksa shihte përmbysjen historike të Real Madrid

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:53
Reagimi epik i Leo Messi-t teksa shihte përmbysjen historike të Real Madrid

Real Madrid ka bërë sërish një rikthim epik për t'u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve. Manchester City u nënshtrua në Santiago Bernabeu dhe lojtarët e Carlo Ancelottit do të kenë mundësinë, më 28 maj, të ngrenë 'orejonën' e katërmbëdhjetë në historinë e tyre.

Ndër të gjitha reagimet për fitoren merengue, ai i Leo Messit ishte një nga më të spikaturit. Ylli argjentinas i ka dërguar një mesazh 'Kun' Agüero-s dhe ky i fundit e ka bërë publik.

“Leo më shkruan”, u tha Agüero Oscar Ruggerit dhe Carlos Tévez në transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes në ‘ESPN’ kur Rodrygo me golat e tij e çoi ndeshjen në kohën shtesë.

“Çfarë thotë?”, u përgjigj i dyti. Nuk ka mundësi, është e pamundur”, ka zbuluar ‘Kun’.

Edhe pse vuajti në mish epopenë e Madridit në stadiumin e tij, ylli i PSG-së nuk mund të mos habitej nga mrekullia e re e Los Blancos në Champions League. “Është çmenduri, nuk mund të fitosh një ndeshje tjetër të tillë”, mbylli Tévez i habitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat