Kampionati Kombëtar i Futsallës hyn në fazën play-off, ja datat dhe oraret e sfidave

Futboll

Kampionati Kombëtar i Futsallës hyn në fazën play-off, ja datat dhe oraret e sfidave

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:35
Kampionati Kombëtar i Futsallës hyn në fazën play-off, ja datat dhe oraret e sfidave

Kampionati Kombëtar i Futsallës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit po i afrohet fundit në këtë edicion të parë që pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Covid-19. Në këtë sezon morën pjesë skuadrat Tirana Futsall, Diamant Futsall, Elbasani Futsall dhe Flamurtari Futsall.

Në përfundim të javës së gjashtë nis faza play-off me dy ndeshjet që do të luhen ditën e diel, datë 8 maj 2022, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Kryesuesit e Tirana Futsal do të përballen me Elbasani Futsal në orën 16:00, ndërsa sfida tjetër e kësaj faze Flamurtari Futsal – Diamant Futsal do të nisë në ora 18:00. Ndërkaq, data e ndeshjes finale mbetet për t’ përcaktuar.

Duke parë interesin e shtuar për të marrë pjesë në këtë aktivitet pritet që sezonin e ri, që këtë herë do të nisë në muajin shtator, të ketë të paktën 10 skuadra pjesëmarrëse që do të garojnë për të fituar titullin e që siguron një biletë për në turneun UEFA Champions League në futsall.

Që tani shumë skuadra kanë shfaqur interesi për t’u regjistruar në këtë kampionat dhe për të krijuar grupin e lojtarëve. Çdo skuadër ka në dispozicion 22 lojtarë, teksa në fushë zbresin 5 lojtarë. Në këtë kampionat, të gjithë pjesëmarrësit do të jenë shqiptare dhe nuk do të marrin pjesë lojtarë të huaj.

Kampionati u zhvillua për 6 javë me radhë, me ndeshjet që u luajtën me sistem vajtje-ardhje për të kulmuar me fazën e play-off-it, për të përcaktuar edhe fituesin e parë të këtij kampionati.

Kalendari i kampionatit kombëtar të Futsallës

Java e parë

Flamurtari FC – Tirana / Futsal          1-3

Elbasani Futsal – Diamant Futsal        5-10

Java e dytë

Flamurtari FC – Elbasani Futsal          10-5

Tirana / Futsal – Diamant Futsal        4-2

Java e tretë

Elbasani Futsal – Tirana / Futsal         4-15

Diamant Futsal – FLAMURTARI          4-4

Java e katërt

Tirana / Futsal – FLAMURTARI FC       3-1

Diamant Futsal – Elbasani Futsal        7-3

Java e pestë

Elbasani Futsal – FLAMURTARI FC       1-5

Diamant Futsal – Tirana / Futsal           3-11

Java e gjashtë

Tirana / Futsal – Elbasani Futsal             3-0

FLAMURTARI FC – Diamant Futsal            4-1

Ndeshjet e fazës play-off / Datë 8 maj 2022

Tirana – Elbasani              16:00

Flamurtari – Diamant      18:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat