Ishte buzë eliminimit nga Drita, tash Feyenoord në finale të Conference League

Futboll

Ishte buzë eliminimit nga Drita, tash Feyenoord në finale të Conference League

Më: 6 maj 2022 Në ora: 09:29
foto ilustrim

Skuadra holandeze Feyenoord ka arritur në finale të Europa Conference League, ku do të përballet me Romën e Jose Mourinhos.

Por, papara se të arrinte këtu, Feyenoord ishte përballur edhe me Dritën e Gjilanit, ku deri në fund të takimit ishte buzë eliminimit nga skuadra kosovare.

Në rundin e dytë kualifikues, Drita më 22 korrik 2021 priste në “Fadil Vokrri” holandezët ku ndeshja ishte mbyllur pa gola.

Ndërsa, veç shtatë ditë pas Drita udhëtonte në Holandë, ku deri në fund të takimit gjilanasit ishin duke bërë befasinë, ku në minutën e 7-të ishte Guus Til ai që e çoi Feyenoordin në epërsi për 1-0, por rezultati u përmbys brenda nëntë minutave në favor të Dritës.

Ishte Marko Simonovski ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 12-të ndërsa katër minuta më vonë, Astrit Fazliu, shënoi për epërsinë 1-2.

Pjesa e parë ishte mbyllur me këtë rezultat, ndërsa në minutën e 67-të ishte përsëri Til ai që shënoi golin e dytë personal për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Kurse, në minutën e 90-të të takimit, Til e kompletoi hat-trickun për t’ua shuar shpresat Dritës për një kualifikim tutje.

Finalja e Conference League do të zhvillohet më 25 maj në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat