Mbi 1 miliard euro të shpenzuara nga City

Futboll

Mbi 1 miliard euro të shpenzuara nga City

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:36
Mbi 1 miliard euro të shpenzuara nga City

Kur Pep Guardiola nënshkroi me Jack Grealish nga Aston Villa verën e kaluar për 117.5 milionë euro. Kjo ishte një marrëveshje historike për disa arsye. Së pari, e futi Grealish në një klub unik lojtarësh që kishin lëvizur për një shumë nëntëshifrore.

Jo vetëm kaq, ishte një marrëveshje që theu rekordin e Premier League për tarifën e paguar të transferimit dhe gjithashtu e bëri sulmuesin, anglezin më të shtrenjtë në historinë e kësaj loje magjike.

Megjithatë, ky rekord që Manchester City nuk e ka promovuar fort, i çoi shpenzimet e transferimit të Pep Guardiolës në klubin anglez në mbi 1 miliard euro. Në të vërtetë, blerja e Grealish nënkuptonte që ish-trajneri i Barcelonës kishte shpenzuar 1.02 miliardë euro për blerje lojtarësh vetëm te “qytetarët”.

Guardiola është një trajner që kritikët theksojnë se ka përfituar gjithmonë nga kushtet e favorshme. Në Barcelonë kishte një gjeneratë të artë lojtarësh për të punuar, te Bayern Munich i mburrej dominimit të egër të klubit bavarez ndaj rivalëve brenda vendit, ndërsa te Manchester City ka shpenzuar para pa fund, sa nuk ka pasur mundësi asnjë trajner tjetër.

Çuditërisht, shifra prej 1 miliard euro u arrit në vetëm pesë vite të tij në “Etihad”, që do të thotë se shpenzimi mesatar vjetor arrin në 200 milionë euro. Kjo shifër e çmendur do të rritet edhe më shumë këtë verë , pasi pritet të vijë Julian Alvarez nga River Plate për 17 milionë euro dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund për 75 milionë euro. Ata nuk do të jenë të vetmit.

Nga 14 blerjet më të shtrenjta të të gjitha kohërave për Manchester City, 12 prej tyre kanë ndodhur gjatë epokës së Guardiolës. Të vetmit që nuk e bënë këtë janë Kevin De Bruyne, i cili mund të pretendojë në mënyrë legjitime për të qenë lojtari më i madh i klubit ndonjëherë, dhe Raheem Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat